Fotoreporteri turk plagoset në protestat e Francës, Turqia: Atje po ndodh terror shtetëror

10/12/2019 18:20
Muhabiri Yalçın

Turqia ka reaguar ashpër pas plagosjes së Muhabiri Yalçın, fotoreporter i Anadolu Agency (AA), i cili po ndiqte nga afër protestat që po zhvillohen në Francë.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Şentop, duke folur për plagosjen e Yalçın, tha se ndërhyrja e forcave franceze të rendit ka kaluar dimensionin e dhunës dhe po avancon drejt një terrori shtetëror. Ai rikujtoi se fotoreporteri i AA-së është plagosur nga policia franceze gjatë ndjekjes së protestave në Paris.

Şentop, njoftoi se fotoreporteri Yalçın është plagosur pasi një bombë plastike ka depërtuar helmetën e tij.

“Fotoreporteri i AA-së i akredituar në Francë gjendej për të ndjekur protestat demokratike. Por, informimi i botës për qëndrimin çnjerëzor të policisë franceze ndaj protestuesve duhet të ketë bezdisur policinë franceze. Intervenimi i policisë në Francë ndaj protestuesve tashmë ka kaluar dimensionin e dhunës, duke avancuar drejt terrorit shtetëror”, tha Şentop.

Ai theksoi se me këtë mund të shohin qëndrimin dyfytyrësh të vendeve perëndimore.

Yalçın, u plagos në syrin e majtë më 5 dhjetor nga një bombë plastike e hedhur nga policia franceze derisa ai ndiqte protestat kundër politikave të pensioneve në Francë.

Parisi dhe qytete të tjera janë bllokuar nga protestat e shumta që kundërshtojnë planet e presidentit Emmanuel Macron për reformën e pensioneve.

Sindikatat e Francës pretendojnë se reformat do të detyrojnë shumë njerëz të punojnë më gjatë për një pagesë më të vogël në pension.

Top Channel