Atmosfera festive ka përfshirë edhe Tiranën.

Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, tashmë kryeqyteti është përpjekur t’i rikthehet normalitetit dhe atmosferës festive.

Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së fshatit të festave në sheshin “Skënderbej”, kryeqyteti është stolisur me zbukurime dhe në rrugë dhe sheshe.

Risia e këtij viti është se nuk do të ketë vetëm në disa prej zonave kryesore të Tiranës pemë të Vitit të Ri dhe zbukurime, por çdo njësi apo bllok pallatesh do të ketë këndin e vet të festës.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel