Formacionet e mundshme: Inter- Barcelona, dy skuadrat me mungesa të mëdha

10/12/2019 10:53

Sot zhvillohet ndeshja Inter – Barcelona në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurët do t’i mirëpresin Blaugranasit në Giussepe Meazza, në ndeshjen që fillon në orën 21:00, e që është e dyta përballje mes tyre në kuadër të fazës së grupeve.

Inter për këtë takim nuk do mundë të llogarisë në shërbimet e lojtarëve Nicolo Barella, Alexis Sanchez, Stefano Sensi dhe Gagliardini, që janë të lënduar, ndërsa Antonio Candrea dhe Kwado Asamoah janë në dilemë.

Në anën tjetër, Barcelona do të jetë pa Jordi Alban, Arthur Melon, Ousmane Dembelen dhe Nelson Semedon që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Lionel Messi, Gerard Pique dhe Sergio Roberto, nuk janë ftuar për këtë takim.

Barcelona është lider i Grupit F me 11 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikim, gjersa Interi dhe Bourssia Dortmund kanë nga 11 pikë, me Slavia Pragën që ka vetëm dy.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godín, Skriniar, de Vrij; Lazaro. Valero, Brozovic, Vecino, D’Ambrosio; Lukaku, Martinez.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto; Wague, Araujo, Umtiti, Firpo; Vidal, Busquets, Alena; Perez, Griezmann, Fati.

Top Channel