Erdogan nuk e përjashton ndërhyrjen nëse Libia e kërkon atë

10/12/2019 12:07

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes nëse Libia e kërkon një gjë të tillë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror turk TRT, të transmetuar nga ANSA italiane, ai akuzoi vendet që mbështesin Haftar për shkeljen e embargos së armëve të imponuar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas agjencisë italiane, Turqia ishte akuzuar dikur se kishte mbështetur milicitë pro-qeveritare në të kaluarën duke i furnizuar me armë, transmeton KosovaPress.

Përndryshe, Khalifa Haftar u emërua komandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane nga Këshilli i Deputetëve i njohur ndërkombëtarisht në 2015, por forcat e armatosura libiane u ndanë më vonë në Forcat e Armatosura Libiane nën kontrollin e Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare.

Top Channel