Kanë nisur reshjet e para të dëborës në Dardhë.

Fshati malor është zbardhur paraditen e kësaj të marte.

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë, te pranverat e ndezura nga blerimi, te vjeshtat me palete piktoreske prej ylberi, Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel