Burime nga Kavaja bëjnë të ditur se pasditen e sotme ka mbetur i vrarë me armë gjahu një person.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 29 vjeçari i identifikuar si M. Ismaili, është qëlluar me armë gjahu dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar Xhevdet Leçini, 60 vjeç nga Kavaja, është ndaluar nga policia.

Nderkohë viktima mësohet se ka qenë i dënuar më parë për plagosje dhe është liruar disa muaj më parë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori i dyshuar ka një lokal.

Top Channel