Video/ Shpërthen vullkani në Zelandën e Re, një i vdekur dhe disa të plagosur

09/12/2019 08:46

Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, tha policia.

Turistët u panë duke ecur brenda buzës së kraterit të Ishullit të Bardhë pak çaste para shpërthimit. Policia tha se 23 persona ishin shpëtuar, por paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ishulli i Bardhë, i njohur gjithashtu si Whakaari, është jashtë bregdetit të ishullit të Veriut – dhe është një nga vullkanet më aktivë të Zelandës së Re.

Pavarësisht kësaj, ishulli është një destinacion turistik me turne të shpeshta ditore.

Top Channel