“Vajzat pëlqejnë djemtë e këqij”, bukuroshet norvegjeze zbulojnë stereotipet për “mafiozët” shqiptarë!

09/12/2019 12:13

Nuk është e pazakontë dhe as e padëgjuar që shpesh stereotipet që ndjekin shqiptarët në vendet e Europës dhe më tej nuk janë dhe aq të mira dhe shpesh lidhen me krimin.

Të ftuara në “Escape” në “E Diell”, Dea dhe Jasmine nga Norvegjia kanë zbuluar se në fakt në disa raste norvegjezët mendojnë se shqiptarët janë të lidhur me mafian apo se përfshihen në krime të ndryshme.

Megjithatë Jasnine, e cila ka vendosur të jetojë në Shqipëri ka zbuluar se në fakt kur ka vizituar Shqipërinë ky stereotip nuk është aspak i vërtetë dhe se stereotipi që është krijuar për shqiptarët në shumicën e rasteve është shumë ndryshe nga shqiptarët që ajo ka njohur këtu.

Për më shumë e ndiqni në videon më poshtë…

Top Channel