Në studion e “Top Talk”, gazetari Mentor Kikia tha se për çdo banesë që është e shkatërruar duhet të merren prova. Provat tha ai janë të nevojshme për të bërë një ekspertizë dhe të vendosen përgjegjësit përpara përgjegjësisë. Duke shtuar se nëse përgjegjësit nuk vendosen përpara përgjegjësisë kjo do të jetë një minus shumë i madh edhe njerëzit nuk do të besojnë në një përmirësim të situatës pas fatkeqësisë të tërmetit.

“Në fakt tërmeti i fundit nuk është nga ato fatkeqësi që duhet vajtuar duhet mbuluar me dhe, dhe duhet harruar për të mbetur si një kujtim i harruar në historinë  e Shqipërisë. Pasi tërmeti duhet të prodhojë dy gjëra shumë të rëndësishme. Një, për të vendosur drejtësi në rastet kur cilësia e keqe e ndërtimeve ka ndihmuar këtë fatkeqësi natyrore të prodhojë pasoja më të rënda njerëzore dhe materiale. Ndërsa e dyta duhet të prodhojë një reagim të gjithë stukuarave shtetërore për të krijuar një standard të ri një cilësi dhe urbanistikë. Ne kishim një perceptim publik se cilësia e ndërtimeve tona është e dobët ne nuk kemi kryer ekspertiza por të gjithë kemi qenë dëshmitarë, të gjitha strukturat, hallkat që duhet të kalonte ndërtimi nga projekti në zbatim  shumica ishin fiktive. Ne kemi ngritur me dhjetëra herë shqetësimin që lejet e ndërtimit jepeshin pa studime sizmike gjeologjike dhe kështu me radhë. Pra i gjithë ky perceptim mbi cilësinë e dobët të ndërtimeve, u konfirmua dhe ne kemi një padurim tashmë për të parë përgjegjësit para drejtësisë. Ne ishim të karikuar me këtë lloj përgjithësie dhe a mund të përkthehet ky realitet në përgjithësi ligjore, këtë presim të shohim. Ne duhet të pranojmë që drejtësia nuk funksionon në bazën e perceptimeve publike që ngremë ne në media, por funksionon në bazën e provave konkrete”, u shpreh Mentor Kikia.

Ndër të tjera ai tha:

“Nëse një pallat është shembur në mes të tjerave edhe sepse ka pasur më pak shufra hekuri në kolonë sa parashikon projekti, apo ka patur një beton të cilësisë të dobët, themelet kanë qenë të cekëta, nëse themelet janë ngritur në truall të pa qëndrueshëm. Atëherë ka një përgjithësi për financuesin, ndërtuesin apo inxhinierëve. A është koha e mjaftueshme për të ndërhyrë, unë mendoj se po, shpresoj që në objekte të veçanta të mos jetë neglizhuar marrja e provave. Nëse do të jetë bërë kjo gjë, atëherë kemi një vepër tjetër penale, atë të fshehjes së krimit që është bërë për të fshehur parimet apo rregullat e cilësisë të ndërtimit. Ka një shpresë në publik, që hetimi do të funksionojë ata që kanë shkelur ligjet duke ndërtuar pa leje jashtë kritereve publike. Nëse nuk do të funksionojë ata që kanë shkulur ligjet duke dhënë leje ndërtimi, në zonat që nuk duhet të jepnin duke ndërtuar pa leje, pra e gjithë kjo ushtri njerëzish pushtet biznes do t’ia hedhë pa u lagur pas kësaj katrahure. Kjo do të jetë një minus i madh dhe njerëzit do të humbin shumë shpresat që ndonjë gjë do të ndryshojë, pas kësaj situate që shkaktoi tërmeti”.

  Kikia në Top Talk: Duhet krijuar një filozofi e re në ndërtim, urbanizimi i domosdoshëm

Top Channel