Miqësorja në Doha/ Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Suedinë

09/12/2019 19:53

Në një kohë shumica e kampionateve europiane do të impenjohen në një merkato të ethshme dimri dhe ligat e kontinentit të vjetër do të jenë pushim, përfaqësuesja e Kosovës shton në agjendën e saj një miqësore.

EKipi i trajnerit Shaland do të arratiset muajin tjetër nga i ftohti, për të zhvilluar një përballje me Suedinë në stadiumin e Dohas, në temperatura optimale.
Federata e Futbollit të Kosovës zyrtarizoi datët në rakordin edhe me holoogët nordikë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Doha të Katarit, më 12 janar dhe do t’i shërbejë përzgjedhësit Bernard Challandes në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, më 26 mars në gjysmëfinale të “play-off”-it në Ligën e Kombeve.

FFK ka bërë të ditur se detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura më vonë gjatë javës.

Top Channel