75 filma, një OSCAR për karrierën 20 vite më parë, një “Golden Globe” në 1957 dhe një për karrierën në 1968, Issur Danielovitch Demsky, ose siç e njohim të gjithë Kirk Douglas, mbush plot 103 vjec.

Luani i Hollivudit, Spartaku legjendar, është fituesi më jetë gjatë i një çmimi OSCAR, ende në jetë.
I martuar me producenten Anne Buydens, që mbush 101 vjeç vitin e ardhshëm, e me të cilën jeton prej 65 vitesh, aktori ka shprehur dëshirën për të festuar me një darkë të thjeshtë familjare.

Michael Douglas, djali i madh i tij, 75 vjeç, ka treguar disa detaje. Babai im mu lut të mos organizoj një festë për 103 vjetorin e tij. Më kërkoi vetëm një darkë për tu mbledhur të gjithë bashkë.

Ndërkohë, në Instagram, nipi Cameron Douglas, djali i Majkëllit, ka uruar gjyshin me disa foto: Gëzuar ditëlindjen gjysh, je një dhuratë për gjithë botën – shkruan ai dhe shton: një far që më drejton dhe burim frymëzimi për mua. Të dua shumë”.

Top Channel