Njësia e Entit për Hidrometeorologji në Kriva Pallankë ka hapur konkurs për vend pune për hidro-meteorologji.

Një nga kushtet që kandidati duhet të plotësojë duhet të jetë shqiptar, në përputhje me rritjen e përfaqësimit adekuat, përcjell INA, duke u thirrur në një dokument të konkursit të shpërndarë në rrjetet sociale. Por në këtë komunë siç dihet nuk ka banorë shqiptarë, pasi që është etnikisht e pastër me maqedonas dhe komunitete tjera, si serbë, bullgarë, romë, etj. Kandidati që plotëson kushtet duhet të ketë vetëm shkollimin e mesëm. Së fundi në disa komuna ku nuk ka popullatë shqiptare janë hapur konkurse duke shfrytëzuar përfaqësimin adekuat. Kjo dukuri po ndodhë në shumë komuna dhe institucione, ku në kundërshtim me ligjin dhe konkursin, punësohen maqedonas apo komunitete tjera. Partitë politike shqiptare kanë reaguar ndaj kësaj dukurie, mirëpo deri tani institucionet po heshtin.

Top Channel