Ish trajneri i Interit largohet nga Irani, FIFA e shpall të pavlefshme kontratën e tij

09/12/2019 17:45

Nën drejtimin e tij Interi zhvilloi një fazë të parë shumë të mirë duke u renditur i dyti mbas Juventus, ndërsa faza e dytë e kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta e dërguan ekipin në vendin e gjashtë në klasifikim. Është fjala për ish trajnerin ziklatër, Andrea Stramaccioni, i cili pas zikaltërve drejtoi dhe disa klube ne Europë, Udinesen në Itali, Panathinakios në Greqi dhe Spartan e Pragës në Çeki.

Fillimi i këtij viti e gjeti teknikun në Iran, duke drejtuar skuadrën e Esteghalin dhe nën drejtimin e tij klubi renditej në krye të kampionatit iranian. Por së fundmi italiani është larguar nga ekipi, pasi FIFA e shpalli kontratën e tij me klubin të pavlefshme për shkak të disa problemeve me ligjin e sportit në Iran.

Fansat e klubit ditën e sotme dolën në protestë përballë Ministrisë Iraniane të Sportit, për të rikthyer në klub trajnerin shumë të dashur për ta. Vetë tekniku pranoi se është larguar për të respektuar vendimin e FIFA-s dhe se deri në këto momente nuk ka nënshkruar me asnjë klub tjetër, por është gati të rikthehet në Iran, nëse zgjidhen problemet që paralizojnë kontratën.

“Nuk kam nënshkruar me asnjë klub tjetër. Unë dhe stafi im jemi gati të rikthehemi tek Esteghal, nëse zgjidhet ngërçi ligjor. Nuk është e lehtë të largohesh nga një skuadër që e ke ngjitur në krye të renditjes, por ne jemi profesionistë dhe duhet të respektojmë vendimin e FIFA-s”, tha trajneri.

Top Channel