Një pjesë e godinës së shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë, mësimi aty nuk do të ndërpritet. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaron se mësimi do të zhvillohet me dy turne në pjesën e godinës ku nuk ka probleme.

“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit”, nënvizon ajo.

“Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne, sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, mbyll reagimin e saj ministrja Shahini.

Top Channel