Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, u takua me homologët e tij nga BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në Bruksel.

“Sot patëm kënaqësinë të organizojmë një mëngjes shumë të suksesshëm pune me ministrat e jashtëm të BE-së, si dhe me dy kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Më shumë se 20 ministra të jashtëm europianë ishin të pranishëm në takim. Ishte një mundësi shumë e dobishme, pas takimit të tetorit të Këshillit Europian. Një mundësi për të këmbyer pikëpamje për mënyrën se si mund të bëjmë përpara në vazhdim”, tha ai.

“Sot u dorëzua një kërkesë në lidhje me përmirësimin e metodologjisë së zgjerimit të BE-së, në mënyrë që perspektiva europiane të vazhdojë të ruhet si përparësi nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe nga vendet e tjera të rajonit, natyrisht që në përputhje me legjislacionin e BE-së.  Mendoj se sot kemi arritur diçka. Një diskutim të frytshëm e thelbësor, një hap papara. Do të vazhdojmë të punojmë për zhvillime pozitive në drejtimin e duhur, mundësisht në marsin që vjen.

“Nga vendet e rajonit, Greqia është anëtarja më e vjetër në BE. Është një faktor stabiliteti që promovon bashkëpunimin, dhe do të vazhdojë të ndërmarrë nisma në këtë drejtim. Së shpejti do të marr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme, ku do të diskutojmë memorandumin për bashkëpunimin midis Turqisë dhe Libisë”, shtoi ai.

Top Channel