Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Prezë të Vorës, ku një automjet ka aksidentuar një këmbësor, me pasojë vdekjen.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.L. ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme e ndërsa policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Top Channel