Pishtari i humanizmit/ Në 29 vjetorin e protestave të studentëve nderohet “Fundjava ndryshe”

08/12/2019 20:06

29 vite më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist. Sot pas gati 3 dekadash Lëvizja Studentore Shqiptare e përkujtoi këtë ditë pranë Qendres së Solidaritetit, ku Fundjavës Ndryshe i dha  titullin “ Pishtari I Humanizmit”

Ilir Dizdari:

” Ne mendojmë se ata kanë qenë pishtari i parë që ndezi humanizmin shqiptarë, ku në 30 vjet nuk kishte ndodhur që shqiptarët të mblidheshin për të ndihmuar shqiptarët. Pikërtisht sot kryesia e Lëvizjes Shqiptare Studentore 1990-1991 kemi vendosur që t’i japimin titullin e lartë pishtari humanizmit. ”

Në këtë ditë Fundjava Ndryshe flet për projektet pas tërmetit dhe shtëpitë që do të ndërtojnë ata për të prekurit e 26 nëntorit.

Arbër Hajdari:

” Ju jeni pjesë e frymëzimit për punën që ne bëjmë në fushën e solidaritetit, humanazmit dhe vullnetarizmit e barmisisë. Tërmeti që goditi një pjesë të territorit të Shqipërisë shkaktoi viktimat dhe dëme të shumta vullnetarët e Fundjavës Ndryshe që në orët e para të mëngjesit iu gjenden pranë mijëra qytetarëve, po ashtu fondacioni jonë ka grumbulluar për tërmetin 2 milion dollarë nga 60 mijë shqiptarë brënda dhe jashtë vendit. Kemi krijuar grupet e punës me teknik dhe inxhinier për të nisur nga puna e ndërtimin apo rindërtimin e banesave. Ju garantoj se Fundajvë Ndryshe do të punoj me  moton “TA BËJMË SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”.

Top Channel