Një natë në ‘Times Square”, sensibilizim për të pastrehët

08/12/2019 20:47

Uill Smith ndjehet ende i ndjeshëm ndaj të pastrehëve, vite pasi luajti rolin e një njeriu të errënuar në një prej roleve më të vlerësuara të tij, tha ylli i hollivudit para aktivistëve që sfiduan të ftohtin e një nate dimri në Nju Jork, për të fjetur jashtë.

Qindra njerëz u mblodhën në Times Square, të shtunën, për të kaluar natën nën temperatura të acarta në kuadër të një fushate që ka si qëllim mbledhjen e fondeve për të pastrehët dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik.

Uill smith tha para turmës se roli i tij, për të cilin u nominua edhe për një çmim oskar në filmin “Në ndjekje të lumturisë”, që flet për një shitës që u detyrua të jetonte në rrugët e San Franciskos bashkë me të birin, kish qenë një eksperiencë që i kishte ndryshuar jetën dhe që e kishte bërë të kuptonte

Emocionohem vetëm kur e kujtoj – tha Smith. Të mos kesh një vend ku të fusësh kokën, bashkë me fëmijët, natën, është një tragjedi e tmerrshme.

Njerëz nga 50 qytete të botës fjetën në rrugë për të mbështetur fushatën, e cila, paratë e mbledhura do ti kanalizojë drejt fondit të kombeve të bashkuara për fëmijët. Vetëm në qytetin e Nju Jorkut, numri i të pastrehëve është më i madhi që prej atij që njihet si depresioni i madh. Mbi 62 mijë vetë në nju jork, mes të cilëve 22 mijë fëmijë, llogaritet se janë të pastrehë dhe flenë nëpër qendrat sociale ndërkohë që numri i të pastrehëve dhe refugjatëve në qytete të ndryshme të botës vazhdon të shënojë rekorde të reja, vit pas viti.

 

Top Channel