Gjatë natës ka patur dy tërmete të tjerë, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.8 dhe 3 të shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në fshatin Shetaj të Durrësit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ishte në Shetaj ku raportoi për të rejat e fundit.

Familja Minja është një nga ato që që jeton mes çadrës dhe banesës: “Ishte frikshme, dolëm jashtë se dhe në çadër nuk rrihej se binte shi. Kemi frikë, se dhe në shtëpi nuk rrimë dot më”.


Banorët thonë që kanë që në datë 26 nëntor që rrinë jashtë, dhe madje ka nga ata që makinat i kanë kthyer në strehën më të sigurt.

Top Channel