Watfordi i beson beson eksperiencës së Nigel Pearson për të dalë nga kriza

07/12/2019 13:21

Watford zyrtarizon trajnerin e ri, i cili do të jetë Nigel Pearson. Trajneri anglez do të marrë vendin e Quique Sanchez Flores, i cili u shkarkua NGA KLUBI pas rezultateve negative.

Nigel ka firmosur deri në fund të sezonit dhe do të asistohet nga Craig Shakespeare, me të cilin ka punuar edhe më parë kur drejtonte ekipet e Licesterit, West Bromwich Albion dhe Hull City-t.

Drejtuesi sportiv i klubit të Watford, Scott Duxbury us hpreh se Pearson është një trajner me eksperiencë të madhe dhe se do ta ndihmojë ekipin të dalë nga kjo situatë e vështirë. Kujtojmë që Watford ndodhet në vendin e fundit në “Premier League”, me vetëm 8 pikë të grumbulluara deri më tani.

Tekniku 56 vjeçar i intervistuar nga mediat britanike u shpreh shumë i lumtur për aventurën e tij të re duke shtuar se do të japë maksimumin për ta shpëtuar ekipin nga rënia e kategorisë.

Top Channel