pas dhimbjes nga tragjedia e ndodhur për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, të gjithë pak nga pak po i kthehen jetës normale.

Futbolli padyshim që nuk mund të bëjë përjashtim teksa këtë fundjavë u rikthyen ndeshjet e Kategorisë Superiore me ndeshjet e javës së 14 të saj. Skuadrat zbritën në fushën e lojës me moton “Dhuro për Shqipërinë” një apel ndihme ky për të prekurit nga tërmeti, ndërkohë që në fillimin e të gjitha sfidave u mbajt edhe 1 minutë heshtje në nder të viktimave.

Java e 14 vuri përballë këtë të shtunë Tiranën dhe Kukësin një sfidë kjo që u luajt në Selman Stërmasi në kryeqytet. Ishin verilindorët ata që u imponuan në këtë sfide që e fituan 3-1 duke shtuar problemet e bardhebluve. Dhe të mendosh që ishte skuadra e Tiranës ajo që e nisi më mirë sfidën teksa mori avantazhin me golin e Hasanit. por në pjesën e dytë, Kukësi përmbysi gjithçka. Shkurtaj me 11 metërsh barazoi rezultatin ndërsa Gavazaj dhe Abazaj  vulosën rezultatin 3-1 duke bërë që Kukësi të shkojë 24 pikë, 1 më pak se Partizani që u dorëzua në Adush Muca të Ballshit pasi u mund nga Bylisi 2-1.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 1-1 me Bylisin që kaloi në avantazh falë autogolit të belicës, ndërkohë që Bardhi barazoi shifrat për Partizanin. Në pjesën e dytë Guindo shënoi golin e dytë për Bylisin që rezultoi të ishte i fitores, ndërkohë që kryeqytetasit minutat e fundit i zhvilluan me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Telushit. Fitore shënoi edhe Vllaznia që në Gjirokastër mundi Luftëtarin me rezultatin 2-0. të dy golat skuadra shkodrane i shënoi në pjesën e dytë të sfidës, madje në minutat e fundit të saj me Malotën dhe Likën dhe tani ajo e sheh veten në kuotën e 20 pikëve

 

 

 

Top Channel