Bayern/ Vjen humbja e parë me Flick, mundet 2-1 nga Monchengladbach

07/12/2019 18:34

Bayerni bie në Monchengladbah duke pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Hansi Flick në Bundesligën gjermane.

Skuadra bavareze u mposht nga Borusia 2-1 me këtë të fundit që arriti të bëjë një përmbysje në rezultat pasi ishin kampionët e Gjermanisë ata që morën avantazhin me Ivan Perisic.

Monchengladbahu u kundërpërgjigj me Bensebainin që fillimisht barazoi rezultatin, ndërkohë që në minutat shtesë shënoi golin e dytë, ndërkohë që Javi martinez u ndëshkua me karton të kuq. me këtë fitore Monchengladbach ruan vendin e parë në renditje tani i shkëputur me 7 pikë ndaj Bayernit që ndodhet në vendin  e gjashtë.

Fitore shënoi edhe Leipzig i vendit të dytë ndaj Hoffenheimit 3-1 si dhe Borussia Dortmund e vendit të tretë që shkatërroi Fortuna Dusseldorf 5-0

 

Top Channel