Andy Ruiz “kërcënon”: Anthony Joshua është i frikësuar nga unë

07/12/2019 09:50

Kampioni i unifikuar në peshë të rëndë Andy Ruiz Jr 33-1 (22) beson se Anthony Joshua 22-1 (21) është “i frikësuar” prej tij, sepse ai e ka kuptuar se në çfarë mënyre përfundojnë goditjet e tij.

Beteja psikologjike po nxehet përpara ndeshjes së madhe që do të zhvillohet Dunat në Arabinë Saudite këtë mbrëmje të shtunë. Në betejën e tyre të parë në qershor, Meksiko-Amerikan u ngjit në ring dhe në raundin e tretë arriti që ta hedhë Joshuan dy herë në tokë duke triumfuar në super-meçin e madh.

Ruiz Jr thotë se ai pret që kjo përballje të jetë në mendjen e Joshuas në përpjekjet e britanikut për të rifituar titujt e peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO. 30-vjeçari Ruiz Jr pranoi se ishte i bezdisur që i gjithë fokusi pas fitores së tij, ishte pse Joshua humbi e jo pse ai fitoi.

Mirëpo ai paralajmëron Joshuan, duke thënë se do t’a bëj përsëri atë që e bëri në mënyrë të mrekullueshme në meçin e parë.“Unë planifikoj të bëj të njëjtën gjë të Shtunën dhe e gjithë bota do ta dijë se sa më i mirë jam se ai.” përfundoi Joshua. Ndeshja zhvillohet sonte në ora 21:30.

Top Channel