Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Rembec në Korçë.

Nga informacionet paraprake mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili po udhëtonte i vetëm.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.

Top Channel