Vedat Muriqi nuk di të ndalet, shënon dy gola në pjesën e parë për Fenerbahcen

06/12/2019 20:15

Fenerbahce është duke kryesuar me rezultatin 3-1 në sfidën ndaj Genclerbirligi. Gjithçka dukej sikur po shkonte keq për vendasit pas golit të shënuar nga Sio në minutën e 9’, duke i dhuruar ekipit të tij një avantazh minimal.

Por për të barazuar gjithçka mendoj bomberi dardan, Vedat Muriqi që me një goditje të bukur me kokë në zonën e rreptësisë, e dërgoi sfidën në baraspeshë. Fenerbhace nuk u ndal duke realizuar dhe të dytin me anë të mesfushorit Luis Gustavo. Braziliani shënoi me një gjuajtje diagonale jashtë 20 metërshit.

Muriqi shfrytëzoi një gabim në mbrojtje të ekipit kundërshtar dhe goditi topin me shumë qetësi duke mposhtur kështu për herë të dytë portierin Ozbir, duke firmosur kështu golin e dytë personal në këtë sfidë.

25 vjeçari që pas transferimit tek ekipi nga Stambolli, ka realizuar 9 gola dhe duke dhuruar 2 asiste dhe aktualisht ndodhet në vendin e parë në listën e golashënuesve në kampionatin turk.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel