Policia e Ferizajt raporton se një person i komunitetit ashkali nga fshati Dubravë ka njoftuar se dy persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij e kishin sulmuar atë fizikisht dhe kishin grabitur para të gatshme.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin./KosovaPress/

Top Channel