Ishëm, banorët në qiell të hapur/ Çadra i kanë ngritur vetë, por ende nuk kanë asnjë përgjigje për banesat

06/12/2019 07:31

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në Ishëm ku një bllok banesash janë të pabanueshme.

Banorët i kanë braktisur këto banesa dhe po qëndrojnë në çadra të ngritura nga vetë ata. “Që pas tërmetit të rënë me 26 nëntor në po flemë këtu”- shprehet një zonjë.

Po a ka ardhur kush për të inspektuar banesat?- e pyeti zonjë gazetarja Sidorela Gjoni.

“Po, kanë ardhur këto të shoqatës turke, kanë qenë 5 veta”- vijoi zonja.

Top Channel