Një brazilian që është quajtur dikur me nofkën “kockë e lëkurë”, për shkak të trupit të imët, ka injektuar aq shumë lëndë kozmetike në trup, sa pëlqen që ta krahasojë veten me Hulk-un, personazhin e filmave.

Megjithatë, Valdir Segato është duke rrezikuar jetën duke i mbushur muskujt me këtë lëndë të rrezikshme, ndaj të cilës ka krijuar varësi.

48 vjeçari nga San Paolo ka abuzuar me lëndën e quajtur “sintol”, një përzierje vaji, alkooli dhe ilaçesh qetësuese.

Ai i fut rregullisht në trup, duke i bërë muskujt të fryhen pothuajse dyfish.

Megjithatë, sintoni njihet që shkakton dëme nervore, ilçera, bllokim të enëve të gjakut e madje mund të çojë drejt vdekjes.

Vetëm pak javë më parë, një “bodibillder” i ngjashëm në Rusi iu nënshtrua një operimi për t’i hequr, falë ndërhyrjes së një personazhi televiziv që mblodhi fondet për operimin.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel