Atletico Madrid nuk u ndahet barazimeve, sulmi mbetet “shterpë”

06/12/2019 23:07

Atletico Madrid nuk u ndahet barazimeve, teksa të shtatin për këtë sezon në La Liga e ka regjistruar mbrëmjen e sotme në transfertën ndaj Villarealit.

Skuadra e Diego Simeones vinte pas humbjes minimale 0-1 në shtëpi ndaj Barcelonës dhe sot pritej rikthimi te suksesi, që do t’i mbante pranë kreut, por nuk ia dolën të shënojnë.

Sfida ishte e hapur, me sulme e kundërsulme nga të dy skuadrat, por ndonëse pati raste të shumta, vetëm një pjesë e vogël e tyre u konkretizuan me gjuajtje në kuadrat.

Me këtë pikë Atletico e Madridit ngjitet në kuotën e 26 pikëve, por rrezikon t’i shohë kryesueset plot 8 pikë para, nëse Reali e Barca fitojnë nesër, ndërsa Simeone duhet të zgjidhë problemet në sulm, pasi ekipi ka shënuar vetëm 16 gola në po kaq ndeshje të këtij sezoni.

Top Channel