Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu lokale shiu një pjesë të territorit.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe ditën e premte dhe të shtunën.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor-Juglindor me forcë valëzimi deri në 4-5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga -0ºC në 08ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel