I bën vija në trup qenit që të duket si tigër, fermeri indian habit me arsyen

05/12/2019 21:10

Të arrish të kamuflosh një qen si një tigër, mund të duket e çuditshme në plan të parë.

Por kjo gjë është bërë nga një fermer nga India, i cili e ka lyer trupin e qenit të tij me vija të zeza që të ngjasojë me pamjen e një tigri, për të trembur në këtë mënyrë majmunët që prishnin të mbjellat e tij.

Siriknath Gowada nga fshati Nallur në Thirhallalli të Indisë. Në një intervistë të dhënë për “Asia News Internacional”, se arriti që të mbronte të mbjellat e tij nga majmunët, vetëm duke e lyer qenin e shtëpisë i llojit labrador, me vija të zeza të bojës së flokëve, duke i dhënë kështu pamjen e një tigri.

“Në të kaluarën kam blerë lodra të ndryshme dhe i kam vendosur në fushat e mia për të trembur majmunët. Por ata nuk zmbrapseshin dhe përsëri mi dëmtonin ato”, tha Gowada.

Vajza e tij, Amulya, shtoi se shumë prej familjeve të tjera në fshat kanë filluar të ndjekin këtë taktikë të babit të saj pasi panë që kjo gjë arrinte ti mbante larg majmunët nga të mbjellat.

Top Channel