Një kërkues thesaresh ka shënuar rekord me copëzën më të madhe të floririt që është gjetur në Britani, në fund të një lumi në Skoci.

Zhytësi, i cili kërkon të mbetet anonim, u fut në thellësi të ujit me pajisje zhytësi dhe përdori mjete të ndryshme për të kërkuar në  shtratin e lumit.

Copëza e floririt me peshë 121.3 gramë, është më e madhja e gjetur ndonjëherë në Britani, dhe vlen rreth 80 mijë sterlina, ose pothuajse 100 mijë euro.

Floriri nuk ka asnjë lloj papastërtie dhe është 22 karat.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel