“Doktori i VIP-ave” duke operuar edhe gjatë tërmetit: Kur lëkundej…

05/12/2019 18:16

I njohur si “doktori i Vip-ave”, Skerdi Faria ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau edhe përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.

Skerdi tha se në atë kohë sapo ishte shtrirë për të fjetur, e pasi ndjeu lëkundjet qëndroi në shtrat derisa çdo gjë përfundoi.

Edhe pse doli rreth një orë jashtë me disa kolegë, Skerdi tregoi se më vonë iu desh të vazhdonte gjumin për të qenë i çlodhur të nesërmen në punë.

Kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura, por vetë ai pranoi se atë ditë kishin vijuar normalisht ndërhyrjet estetike, madje edhe gjatë lëkundjeve të vogla që na shoqëruan përgjatë ditës, puna kishte vijuar si gjithnjë.

Top Channel