Afron botërori i klubeve/ Liverpool favorit, por me mungesa

05/12/2019 18:29

Viti kalendarik po mbyllet por futbolli i niveleve të larta do të vazhdojë edhe për festa.

Pika kulmore e këtij muaji është botërori i klubeve nga 11 deri në 21 Dhjetor, aty ku favoriti numër 1 është Liverpuli.

Ekipi fitues i Ligës së kampioneve është pashmangshmërisht një kandidat kryesor për trofeun, pro Reds kanë disa mungesa me peshë.

Trajneri Jurgen Klop nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Matip dhe Fabinjo, duke nisur nga sfida e 18 Dhjetorit ndajm një rivaliq ë mbetet për tu caktuar mes Monterrey, Al-Sadd e Hienghène Sport. Turneu në Katar shihet si një provë e rëndësishme edhe për botërorin e kombëtareve në vitin 2022. liverpul dhe Flamengo janë ekipet e projektuar për finalen e madhe në stadiumin e Dohas në 21 Dhjetor.

Rregullorja parashikon 7 përfaqësues, ashtu sic është vendosur prej më shumë se një dekade. Në botërorin e klubeve janë fituesit e 6 kompeticioneve kontinentale si dhe skuadra kampione e vendit organizator.

3 stadiumet që do presin fazën finale, janë edhe disa prej impianteve ku do luhet botërori i vitit 2022 në Katar, në periudhë dimri.

Top Channel