Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në “Open” në Top Channel, ku foli edhe për dëmtimin e shtëpisë së tij.

“Një lajm qarkullon në media se edhe shtëpia juaj është dëmtuar, është e vërtetë?” Eni Vasili.

“Jo nuk është e vërtetë. Ka vetëm një plasaritje të vogël në mur. Kjo ishte një traumë, duke qenë se jetoj edhe katin e 8-të nuk ishte e lehtë për t’u përballuar aq më tepër edhe me fëmijë të vegjël”, u shpreh Klosi.

“A kanë bërë inspektime ekspertët?”- u pyet ministri.

“Po, erdhën ekspertët dhe bënë inspektimet, ku rezultoi që nuk është një dëmtim serioz. Këtë duhet të them se sapo erdha nga Durrësi, ku ekspertët po bëjnë inspektimet e pallateve.”

Top Channel