Kalimi në transmetime numerike, do të nisë në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, në 31 mars.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e datës 25 nëntor , vendosi të marrë këtë vendim me miratimin e 5 anëtarëve Gentian Sala, Sami Nezaj, Agron Gjekmarkaj, Gledis Gjipali dhe Suela Musta.
Me këtë njoftim , AMA paralajmëron qytetarët e këtij qarku, për pajisjen që kalojnë sinjalet numerike për një larmi më të madhe programesh.

Në këtë mbledhje, AMA u njoh me informacionet mbi ndërprerjen e përdorimit të infrastrukturës së transmetimit numerik të operatorit publik (RTSH), për disa subjekte audiovizive analogë dhe mbi ankesat për mosrespektimin e Numrit Logjik të Programit (NLP) nga operatori kombëtar numerik “Digit-Alb”.
Ndërprerja e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës u bë në datën 30 shtator. Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës u realizua digjitalizimi tërësor për 5 qarqet të vendit. Më parë ky proces përfundoi në Fier, Berat dhe Korçë.

Digjitalizimi është një nga kërkesat e BE-së për të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, procedurë kjo që duhej të kishte nisur vite më parë, por që për arsye të ndryshme është shtyrë disa herë.

Top Channel