Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu lokale shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.

Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga -1ºC në 07ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel