Një ekip nga Izraeli mbërriti në Tiranë, pas tërmetit shkatërrimtar të martën e 26 nëntorit, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit të banesave të prekura.

Gazeta “The Jerusalem Post” citon kryeministrin izraelit: “Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë”. Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar. “Ekipi i dërguar është një dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve,” tha Ministri i Jashtëm Izrael Katz.

Të udhëhequr nga Koloneli Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit të Ushtrisë Izraelite (IDF), delegacioni përfshin oficerë dhe inxhinierë që do të ekzaminojnë ndërtesat në zonë për të përcaktuar nëse ato janë të pasigurta. Ata gjithashtu do t’i ofrojnë qeverisë ndihmë logjistike në trajtimin e të plagosurve.

Sipas Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare ka kërkuar që delegacioni të vizitojë vendet e dëmtuara nga tërmeti në mënyrë që të japin këshilla se si të parandalohet shembja e tyre.

Delegacioni solli me vete edhe ndihmë humanitare, përfshirë çadra për ata që mbeten pa shtëpi. Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, po koordinon ndihmën e Izraelit me autoritetet qeveritare.

Izraeli dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike në 1991 kur vendi i dikur i izoluar i Ballkanit doli nga prapa Perdes së Hekurt. Sot Shqipëria konsiderohet një mik i fortë i Izraelit në Ballkan, dhe shpesh e voton atë me votimet kryesore ndërkombëtare.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndeti marrëdhëniet midis dy vendeve kur Kryeministri i atëhershëm shqiptar Edi Rama vizitoi Jeruzalemin katër vjet më parë.

Top Channel