Irena Beqiraj: Të rivlerësohen PPP-të nga ana e qeverisë, me to të ndërtohet një fond për të prekurit nga tërmeti

04/12/2019 18:45

Në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, Ish-ministrja, Irena Beqiraj, u shpreh se qeveria duhet t negociojë me firmat e ndërtimit që koston e shtëpive që do të ndërtohen ta paguajë në disa këste. Ndërsa qeveria në favor të këtyre firmave të ulë taksat fiskle, që të mbetemi me besimin që çdo gjë do të bëhet me kosto më të ulët.

“Qeveria mund ti kërkojë firmave ndërtuese ulje çmimi dhe t’ia paguajë borxhin e krijuar në disa këste. Ndërsa qeveria në favor të këtyre firmave të aplikojë ulje të taksave fiskale. Besoj që do të ketë edhe lëvizje të banesave, sipas mendimit tim zona e kënetës nuk duhet të jetë më e banueshme. Banorët e këtij komuniteti duhet të vendosen në një tjetër komunitet. E rëndësishmja është që personave që do t’ju sigurohet strehimi të ndihen mirë dhe rehat me to”, tha ish ministrja.

Gjithashtu ajo shtoi:

“Unë mendoj që të kemi në rivlerësim të PPP-ve nga ana e qeverisë. Koncesionet që ishin menduar që do të jepeshin për vitin 2020 të bien dhe këto para të krijojnë një buxhet të vogël, pra një fond monetar që do të përdoret për pasojat që shkaktoi tërmeti”, u shpreh Beqiraj.

Top Channel