I pari që deklaroi një shifër mbi faturën e dëmeve ishte inxhinieri Arben Mecaj në komitetin për rindërtimin.

Ndërkohë burime zyrtare nga qeveria thonë se është ende herët për të nxjerrë një faturë dhe se nuk ka një shifër konkret, kurse terren po invetarizohet çdo metër katror i dëmtuar. Nga ana tjetër ekspertët e ekonomisë thonë se dëmet mund të jenë të përballueshme. Arben Malaj disa herë ministër I Ekonomisë dhe Financave thotë se qeveria duhet të dalë shpejt me një faturë orientuese.

Gazetari i ekonomisë, Gjergj Erebara thotë se fatura deri në 500 milionë euro është e përballueshme nga një buxhet si ai I Shqipërisë.

Edhe profesor Adrian Civici thotë se barra kryesore do të mbahet nga buxheti por ai shton se fatura do të jetë më e madhe se ajo që pritet.

Në këtë pikë zoti Malaj shton se duhet përgjegjshmëri në evidentimin e dëmeve pasi në fund të fundit barra kryesore do bie mbi taksapagueset, ndërsa për të dëmtuarit dëmshpërblimi nuk do të jetë 100%.
Profesor Civici shton se në koston e dëmeve duhen shtuar dhe pasojat psiko-sociale. Kurse Gjergj Erebara merakun e ka në menaxhimin e projektit të rindërtimit nga qeveria.

Top Channel