Imazhet e rrënojave, të skuadrave të shpëtimit që gërmojnë me duar mes rrënojave dhe të atyre që qajnë të dashurit e humbur, janë për italianët krejt të gjalla.

I kanë përjetuar disa herë. Dhe imazhet që vinin nga bregu tjetër i Adriatikut, nuk mund ti linte indiferentë. Dhe kështu ndodhi: ishin të shumtë ata që u nisën për të ndihmuar popullatën e prekur nga tërmeti në Shqipëri, dhe solidariteti dominoi në rrjetet sociale. Dhe për të ndezur makinën e ndihmave është edhe Ermal Meta, që pikërisht përtej detit, është rritur. Përveçse ka ftuar për ndihmë, artisti ka ndërhyrë konkretisht duke iu përgjigjur apelit të një familjeje të mbetur pa një çati mbi kokë.

“Ndjek me shqetësim pasojat e tërmetit në Shqipërinë time të dashur dhe bashkohem me dhimbjen e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit”, shkruan në një postim Ermal Meta. Më pas, tregon: I jam përgjigjur apelit të kryebashkiakut Erion Veliaj duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së familjes Alla, në mënyrë që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të kalojnë dimrin larg rrënojave dhe të ftohtit. Si familja Alla ka edhe shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmë. Dhe shpresa është që apele të tilla të mos bien në vesh të shurdhër, mbi të gjithë kur telekamerat dhe gazetat ta largojnë vëmendjen nga drama e shumë familjeve. Ka patur edhe raste prekëse, kur fëmijë shqiptarë që jetojnë në itali, kanë dhuruar kursimet e tyre për bashkëmoshatarët e prekur.

E nga përtej brigjeve, ka edhe plot nisma të tjera të ngjashme, Arjan Nexha, me origjinë nga Lushnja, por banues në Itali, ka mobilizuar komunitetin puljez për të kontribuar. Në fakt, Arjani është një picier, dhe mbrëmjen e kaluar, lokali i tij ka pjekur dhe shpërndarë pica për klientët e shumtë, me të ardhurat e mbledhura që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në durrës. Dhje në fakt, sensibilizimi ka qenë i madh dhe të shumtë në numër kanë qenë puljezët që i janë drejtuar picerisë së Arjanit. Jo vetëm klientët, por edhe furnitorët dhe personeli i lokalit kanë dhënë kontributin e tyre.

 

 

 

Top Channel