Lionel Messi mbrëmë arriti të fitoj Topin e Artë të gjashtë në karrierën e tij.

Ylli argjentinas me këtë trofe theu rekord, duke u bërë lojtari i vetëm në histori të futbollit që arrin të fitoj gjashtë herë një trofe të tillë.

Gjatë fjalimit pas pranimit të trofeut, Lionel Messi është pyetur edhe rreth të ardhmes së tij, transmeton KosovaPress.

Kështu, argjentinasi ka qetësuar tifozët e Barcelonës duke pohuar se nuk e mendon largimin nga kjo skuadër.

“Njerëzit më njohin dhe e dinë që nuk ka asnjë problem me këtë çështje. Ajo që ndiej për këtë klub tejkalon çdo nënshkrim, çfarëdo kontrate apo çfarëdo letre. Është diçka më shumë, dua të jem mirë ndërsa jam te Barça”, ka thënë argjentinasi.

“Do të më pëlqente të fitoja edhe disa trofe të Ligës së Kampionëve, disa të Kupës së Amerikës, përpara një çmimi tjetër individual. Është e veçantë sepse po më ndodh në një moment të bukur të jetës sime”, shtoi ndër tjerash Messi./KosovaPress/

Top Channel