Ditën e sotme po mbahet ceremonia e fitimit të Ballon D’or (Topit të Artë), në teatrin “Du Chatelet”, në Paris. Në ceremoni ishin të ftuar shumë figura të njohura nga bota e futbollit, duke përfshirë futbollistë që luajnë në ekipet kryesore të Europës, si edhe trajnerët më me zë të momentit gjithashtu edhe presidentet e ekipeve kryesore por jo vetëm. Por mungesa e madhe e kësaj ceremonia ishte ajo e sulmuesit Cristiano Ronaldo.
Luzitani e ka fituar 5 herë këtë trofe, dhe mungesën e tij në këtë ceremoni e justifikoi duke u shprehur se ditën e sotme ishte i ftuar në një natë tjetër gala dhe nuk mundej dot të ishte i pranishëm. Nuk është hera e parë që portugezi mungon në këtë mbrëmje të fitimit të çmimeve më kryesore në aspektin personal për një futbollist. Kujtojmë që vitin e kaluar, këtë çmim e fitoi mesfushori i Real Madrid Luka Modric. Kroati këtë sezon nuk u kualifikua, në 30 lojtarët më të mirë të dominuar, pasi kaloi një sezon për tu harruar në radhët e “Los Blancos”.
Fituesi i këtij edicioni të Topit të Artë u shpall Lionel Mesi. Argjentinasi e kishte fituar pesë herë këtë trofe dhe ishte në barazim me rivalin e tij më të madh Cristiano Ronaldon, por me fitimin e këtij edicioni ai arriti një tjetër rekord nga shumë të arritur në karrierën e tij futbollistike, duke u shpallur lojtari i parë në historinë e futbollit që regjistron 6 trofe në radhët e tij.
Mbrojtësi i juventusit Mathijas De Ligt fitoi çmimin “Kopa”, (lojtarit më të mirë për moshën 21 vjeçare), mbrojtësi vjen nga një sezon shumë të mirë vitin e kaluar me Ajaks duke u kualifikuar me ekipin holandez deri në gjysëmfinale të Champions League.
Këto paraqitje bënë që 20 vjeçari të transferohet në Torino në radhët e kampionëve të Italisë Juventus. Çmimin “Yachine” atë të portierit më të mirë të vitit e fitoi Allisson.
Liverpool është kritikuar për shumën e shpenzuar për ta rrëmbyer nga Roma, por gardiani e shpërbleu shifrën e shpenzuar për të duke fituar Champions League .
Topi i Artë për disiplinën e femrave e fitoi amerikania Megan Rapinoe. Megan është shpallur kampione e botës me kombëtaren Amerikane dhe fitimi i këtij trofeu ndikoi jo pak, për të fituar këtë trofe për herë të dytë në karrierën e saj.
Lista:
10 futbollistët më të mirë të këtij sezoni u shpallën si më poshtë:
/M.M/
Top Channel