Është konsideruar si një nga tërmetet më të fuqishëm i dekadave të fundit, ai që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit dhe si pasojë humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 900 persona.

Nga kjo gjendje kaotike që u gjend vendi ynë të gjithë u solidarizuan, shumë vende ofruan ndihmë në formë monetare, por edhe ushqime dhe ekipe shpëtimi, për të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura personat që ndodheshin nën të.

Por kishte dhe nga ata vende apo organizata të ndryshme, që dërguan në drejtim të krerëve të organizatave politike dhe sportive të Shqipërisë letra zyrtare në formë solidarizimi me situatën që ndodhet vendi ynë. Rasti më i fundit është ai i Lordi Sebastian Coe, i cili është “Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës”.

Ai ka dërguar një letër “Presidentit të Federatës së Shqipërisë Gjergj Ruli. Në letrën e tij Lord Sebastian shprehet se solidarizohet me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, duke shtuar se ai së bashku me institucionin që drejton ndihet shumë i trishtuar për familjet që kanë humbur familjarët dhe shtëpitë e tyre.

Letra e plotë:

“I dashur presidenti Gjergj,

Jam shokuar pasi u informova për tërmetin i cili ra gjatë javës në Shqipëri. Jam gjithashtu i trishtuar për humbjen e shumë jetëve dhe shtëpive. Në emër të familjes botërore të atletikës, ju shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe të thella për viktimat dhe familjet e tyre në këto ditë të vështira.

Gjithë të mirat, Sebastian Coe”.

Top Channel