Qeveria u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme e cila është e 5 pas tërmetit të 26 nëntorit ku u diskutua situata e fundit pas tërmetti të rëndë.

Kryeministri Edi Rama tha se sot do të takohet me presidentin Ilir Meta.

“Sot do të takohem me Ilir Metën. E ka kërkuar ai vetë. Takimi do të bëhet për të shikuar mundësinë e ndryshimit të Kodit Penal”- tha Rama.

Gjithashtu kryeministri tha se të premten do të bëhet një konferencë publike ku të pranishëm do të jenë specialistët që bëjnë inspektimet në terren.

“Të premten do të bëhet një konferencë publike ku dotë jenë të pranishëm specialistët. Aty mund t’i pyesni specialistët për gjendjen dhe nuk është nevoja për të përhapur panik në media”- tha kryeministri.

Top Channel