FFK refuzon Vushtrinë, ndeshje me tifozë për tërmetin

01/12/2019 17:49

Skuadra e futbollit të Vushtrisë kishte kërkuar të avanconte përpjekjet e saj për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, por është frenuar nga Federata.

Klubi futbollistik kishte kërkuar nga Federata e futbollit e Kosovës që ndeshjen ndaj Ballkanit ta luante me praninë e tifozëve dhe paratë e mbledhura të shkonin për familjet e ardhura në Vushtrri nga zonat e tërmetit që ndodhi në Shqipëri.

Megjithatë, kjo kërkesë nuk u është pranuar. Vetë skuadra e futbollit ka spostuar topin në fushën e FFK-së duke e cilësuar pa kuptim, refuzimin për ndeshjen e javës së 17 në Superligën e kosovës.

“E pakuptueshme pse kërkesa nuk ka hasur në mirëkuptim nga drejtuesit e KF Ballkanit kur ata vetë organizuan aksion humanitar. Sidoqoftë! Me apo pa shikues, ne presim me një optimizëm të madh dhe besim të plotë se djelmoshat tanë do t’ia dalin të ndalin Ballkanin!”

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Ballkanit e vlefshme për Superligën e Kosovës do të luhet të hënën në orën 13:00

Top Channel