Mëngjesin e sotëm qeveria ka zhvilluar një mbledhje, tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.

Rama shprehet se për familjet e viktimave në Thumanë qeveria është gati t’iu ofrojë apartamente në Tiranë.

Do të ketë një trajtim të posaçëm për të gjithë ata që kanë mbijetuar në familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Ky trajtim financiar shprehet kryeministri, për këta persona do të jetë për gjithë jetën e tyre.

Qeveria do të japë një përkrahje, me shifër 1 milionë lekë të reja për çdo familje që ka humbur jetë. Nga ky vendim përfitojnë dhe familjet e dy vëllezërve nga Kosova.

Kryeministri shton gjithashtu se nxënësit në këto familje do të marrin një bursë mujore 15 mijë lekë në muaj.

Top Channel