“Pray for Albania”/ Ekipi i njohur spanjoll solidarizohet me tragjedinë në vendin tonë

30/11/2019 08:29

Tërmeti i rënë në orët e para të 26 nëntorit ka shkaktuar 50 viktima. Vendet e huaja u solidarizuan me tragjedinë në vendin tonë dhe ofruan ndihma nga ato financiare deri tek ato morale.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Spanjë me ekipin e Malagas.

Ekipi i njohur spanjoll ku luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares Kejdi Bare dhe Armando Sadiku ëshë solidarizuar me tragjedinë në Shqipëri.
Përpara ndeshjes me Numacian Malaga doli në fushë me fanella që shkruhej: PRAY FOR ALBANIA, “Lutuni për Shqipërinë”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel