Biznesmeni i Maltës akuzohet për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

30/11/2019 20:31

Biznesmeni maltez, Yorgen Fenech është akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia në vitin 2017.

Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatën në Valletta të Shtunën në mbrëmje, ndërkohë që të afërmit e gazetares së vrarë ishin të pranishëm në gjykatë.

Hetimi për vdekjen e Caruana Galizia ka tronditur qeverinë e Maltës.

Kryeministri Joseph Muscat ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen.

Top Channel