PSG del me një pikë nga “Bernabeu”, duke blinduar vendin e parë duke lënë të dytin pikërisht Real Madridin. Ndonëse madrilenët udhëhoqën 2-0 me golin e Benzemas, në çastet e fundit të ndeshjes Mbape dhe Sarabia barazuan çdo gjë.

Bajerni i Mynihut luan tenis në Beograd me Crvena Zvezdën. Një rezultat 6-0 ku spikat katërgolëshi i Levandovskit mes rrjetës së Goreckës në fillim të ndeshjes dhe Tolizos në fund.

Totenhemi trembet nga Olimpiakosi që udhëheq 2-0 në 19 minutat e para, por më pas ekipi i Murinjos reagon siç duhet dhe fiton 4-2. Bajerni kualifikohet i pari me 15 pikë, pasi me një ndeshje të mbetur ka 5 pikë më shumë se Totenhemi. Zvezda 3 pikë dhe Olimpiakosi 1.

Juventusi ishte kualifikuar, por gjithsesi thyen Atletikon dhe siguron vendin e parë. Një fitore 1-0 me golin e shkëlqyer të Dibalës, që e vendos në hall ekipin e Simeones, që duhet të fitojë patjetër sfidën e fundit me Lokomotivën.

Top Channel